Drejtues të Klubit të futbollit Drita kanë bërë me dije se futbollisti Drilon Islami do të vazhdojë rrugëtimin me Dritën edhe për tri vitet e ardhshme, e ku pritet që ai të jep kontributin e tij në projektet e klubit.
“Drilon Islami njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub. Dy vite më parë Driloni erdhi nga ekipi i Ferizajt si një talent i ri, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist tek ne. Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte çdo minutë që trajneri Nuhiu ia jepte për të fituar edhe më shumë besimin e trajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përndryshe, pas takimit mes drejtuesve të klubit dhe Drilonit, është arritur marrëveshja që Driloni të jetë me klubin Drita edhe për tre vitet e ardhshme dhe ku pritet që ai të jep kontributin e tij në projektet e klubit.
“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua. Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falënderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontribuoj edhe më shumë për klubin”, ka thënë Drilon Islami, njofton FC Drita. /2LONLINE.com/