DYLON

Lëmoshë kërkuesit: Policia ndalon një 83 vjeçar të cilit ia gjejnë në posedim 1150 euro

Lëmoshë kërkuesit: Policia ndalon një 83 vjeçar të cilit ia gjejnë në posedim 1150 euro
Avatar photo Redaksia


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, te i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.