Drejtues të FC Drita kanë bërë e dije se mesfushorët Drilon Islami dhe Albin Krasniqi nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi dhe karrierën do ta vazhdojnë te FC Ferizaj.
“Drilon Islami dhe Albin Krasniqi ishin me ne për shumë vite, duke qenë pjesë e sukseseve të klubit viteve të fundit. Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit bardhë e kaltër. /2LONLINE/