DYLON

Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale kundër pastrimit të parave

Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale kundër pastrimit të parave
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power, për zbatimin e programit të shkëmbimit të përvojave në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale kundër pastrimit të parave, i cili, do të implementohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Europian / Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK III).

Ky program ka për qëllim që të mbështesë autoritetet vendase, përkatësisht Prokurorinë Speciale, si institucion përfitues i këtij programi, në trajtimin specifik të rasteve gjatë fazave të procedurës penale, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe atij ndërkombëtar, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të ndërsjella në trajtimin sa më efikas dhe cilësor të rasteve që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.  

EkoHigjiena

Projekti kundër Krimit Ekonomik (PECK III) është projekt i përbashkët i bashkëfinancuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.