Drenica ka befasuar me emërimin e trajnerit të ri. Klubi i IPKO Superligës së Kosovës pas ndarjes me trajnerin, Tahir Lushtaku e ka angazhuar trajnerin e njohur në futbollin kosovar.
Bëhet fjalë për trajnerin kampion, Gani Sejdiun.
Këtë e ka konfirmuar vet klubi i kuq e zi.
Në njoftimin e Drenicës thuhet:
Sot në ambientet e klubit në praninë e kryetarës së klubit , Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu, si kryetrajner i Drenicës.
Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimit dhe KF Ballkani, tashmë do të udhëheq skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.
Trajneri mitrovicas, do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në menyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror.
Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe shtabi teknik.
Trofetë e fituar nga Gani Sejdiu në skuadrat tjera:
Trepça (Titulli kampion – Superkupa).
Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare).
KF Besa (Kupa).
Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi të arrij objektivat e tij.