Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorë priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Serbisë, Fatmir Hasani.
Kadriu e falënderojë Hasanin për vizitën që ja bëri Lëvizjes Qytetare “Vatra”, madje i pari i “Vatrës” njoftoi deputetin Hasani, për punën që po e bëjnë për shqiptarët e dëbuar nga Bujanoci, Medvegja, dhe Presheva.
Kurse deputeti Fatmir Hasani e falënderoi kryetarin e “Vatrës”, Kushtrim Kadriun, për pritjen dhe premtoi se do bëjë gjithçka që shqiptarët e dëbuar nga Kosova Lindore të pajisën me dokumente identifikimi, por edhe në ndihmë të atyre që dëshirojnë të kthehen në vatrat e tyre”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Qytetare Vatra.