Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinakun, Çelë Gashin dhe Emin Latin.
Me këtë rast, në emër të veteranëve të Luftës së UÇK-së, ata uruan Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke shprehur nderin dhe krenarinë e gjithë veteranëve që Gjenerali i Luftës dhe i Paqes, bashkëluftëtari e i biri i Rifat Jasharit, si dhe nipi i komandantëve legjendarë, Adem e Hamëz Jashari, është në krye të Ushtrisë së Vendit tonë.
Nga ana e tij, Gjeneral Jashari, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për gjithë kontributin historik të veteranëve të UÇK-së, si vlerë e shenjtë e Kombit dhe Atdheut tonë, vlerë kjo që na udhëheqë në rrugëtimin tonë për forcimin e Ushtrisë sonë. /2LONLINE/