DYLON

Gjilan: Gjoba për qytetarë që nuk po i respektojnë masat anti-covid

Gjilan: Gjoba për qytetarë që nuk po i respektojnë masat anti-covid
Avatar photo Redaksia

Duke folur për aktivitetet e  policisë në rajonin e Gjilanit,  Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se kanë vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës,  për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë shtuar aktivitetet  në rajonin e Gjilanit, transmeton Portlai 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 22-28.12.2021 në gjithë rajonin e Gjilanit përveç vërejtjeve policore, dhe kontrollimit të shumë lokaleve, policia ka shqiptuar 389 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendimin e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë toger Hashani.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve,  që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.