Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi dhe drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Spirt, Arianit Ibrahimi kanë vizituar sot banorët e fshatit Meshinë.
Kastrati ka thënë se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar sfidat dhe problemet që kanë banorët e këtij fshati.
“Ditën e nisa në Meshinë, me disa nga banorët e këtij fshati. Dëgjova sfidat e problemet me të cilat hasin dhe diskutuam për gjendjen e banorëve e fshatit në përgjithësi. Kërkesat e tyre ishin modeste, për çka edhe i falënderoj, sepse qytetarët tanë e kanë të qartë që buxheti i një komuneje si Kamenica është tejet i vogël në raport me nevojat e këtij vendi të shpërndarë territorialisht”, ka thënë Kastrati.
Drejtori Naim Arifi tha se me banoret e fshatit Meshinë kanë diskutuar për vështirësitë që ata kanë.
“Ne i dëgjuam sfidat e tyre. Jemi duke u munduar si komunë me buxhetin që kemi që t’iu dalim në ndihmë këtyre banorëve”, ka thënë ai.