DYLON

U.d Ministri Xhelal Sveçla vizitoi pikë-kalimin kufitar në Merdare

U.d Ministri Xhelal Sveçla vizitoi pikë-kalimin kufitar në Merdare
Avatar photo Redaksia

U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave të MPBAP-së, z. Dardan Koçani dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, z. Shaban Guda, vizituan Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare, për tu njoftuar nga afër me mbarëvajtjen dhe funksionimin e qarkullimit ndër-kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ministri Sveçla i pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikë-kalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milion euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pika e kalimit kufitarë në Merdare është ndër kalimet kufitare më moderne në rajon dhe një ndër pikat më të frekuentuarat të qarkullimit në Republikën e Kosovës. Agjencitë të cilat funksionojnë në Merdare krahas Policisë së Kosovës, janë: Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat disponojnë teknologji dhe infrastrukturë moderne dhe me standarde ndërkombëtare për kontrollimin e personave dhe mallrave.

EkoHigjiena

Në këtë pikë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë të gatshme në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës vendos për hapjen e plotë të qarkullimit ndër-kufitar. ​​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.