Në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë filloi punëtoria mbi ndërkombëtarizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku do të trajtohet mundësia e rritjes së përfshirjes ndërkombëtare te IAL-ve, mundësive që Unioni Evropian ofron për rrjetizim dhe fonde, programet e veçanta sikurse Horizon Europe, ndërtimi i bashkëpunimeve me partner strategjik dhe përfshirja në rrjete ndërkombëtare të IAL-ve, transmeton 2LONLINE.com.
Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” marrin pjesë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Selim Daku si dhe zyrtarja për Hulumtime Shkencore, Arjetë Rexhepi.
Në vazhdën e kontributit për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të IAL-ve, UKZ si koordinator i projektit QUADIC, përmes ekipeve të saj, tenton të avancoj përfshirjen dhe kualitetin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të partnerëve të projektit dhe jo vetëm. /2LONLINE/