DYLON

Kryetari Hyseni pjesë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor

Kryetari Hyseni pjesë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ishte pjesë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor. “Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, ngjarja e cila synon një rajon inovativ me një ekosistem koherent po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Me shumë mysafirë të nivelit institucional, qeveritar, nga EU, RCC, Qeveria Gjermane, gjashtë vendet e Ballkanit, folës të nivelit më të lartë nga sektori i TIK-ut e mbi 200 biznese pjesëmarrëse u organizuan tryeza të ndryshme, ndër to edhe “TechParqet si Model drejt Transformimit Digjital”, e cila u fokusua në faktorët e suksesit dhe sfidat në zhvillimin dhe menaxhimin e objekteve të ndryshme të inovacionit, mësimet e nxjerra nga biznesi i tyre, bizneset fillestare dhe përdoruesit e komunitetit të nomadëve digjitalë.

Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.