THIRRJE PUBLIKE PËR GRANTE 2024
“Mbështetja për bizneset vazhdon”
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE), Gjilan, informon të gjithë bizneset Start-up dhe biznese në pronësi të grave ndërmarëse për mundësin e përfitimit të granteve nga “FONDI PËR SUBVENCIONIMIN E BIZNESEVE START-UP DHE BIZNESET EKZISTUESE TË GRAVE 2024 ” të mbështetur nga Komuna e Gjilanit.
Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Komuna e Gjilanit ka përgatitur udhëzues për aplikant.
Udhësuesin për aplikant dhe dokumentacionin e nevojshem për aplikim mund ta gjeni në : https://kk.rks-gov.net/gjilan/category/konkurset-njoftimet/
Ndërsa për të aplikuar dokumentet duhet të dorzohen në zarf të mbyllur në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (QSHQ).
Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 20.05.2024 deri 20.06.2024 në ora 16:00.
Për informata shtesë rreth kësaj thirrje publike mund të vizitoni zyret në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.
Adresa e Drejtorisë: Bulevardi i Pavarsisë (Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Nr.telefonit/0280 325-940