(2L ONLINE) – Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti, gjatë vitit të kaluar por edhe fillimi i këtij vitit, është karakterizuar me punë të kryera sipas planit të paraparë konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Në konferencën për shtyp të organizuar nga zyra për Informim publik dhe zyra e kryetarit të komunës, drejtori I Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi ka theksuar se kjo drejtori ka realizuar buxhetin për 99.7 %, ndërkohë ka paraqitur pakënaqësi lidhur me infrastrukturën rrugore, posaçërisht rrugëve rajonale.
Ndër sfidat që ka përmendur drejtori Jakupi ka qenë edhe mospërfshirja nën menaxhim të mbeturinave të rreth 50 % të lokaliteteve të komunës së Vitisë, si dhe atyre fshatrave që nuk janë nën sistemin e menaxhimit të ujësjellësit.
Ai përmendi se një marrëveshje e komunës me CDI-në që është arritur për rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësve nëpër disa fshatra ku nuk është funksional, ndërkaq që pritet që të stabilizohet gjendja dhe të funksionalizohen ato.
Lidhur me ndriçimin publik, Jakupi ka përmendur se është përmirësuar dukshëm, pasi që gjendja nuk ka qenë e mirë dhe nuk kanë qenë funksional.
Në pjesën e dytë të konferencës, drejtori Jakupi është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndër të cilat ishte edhe ajo që KEDS po shfrytëzon hapësirat publike në vendosjen e njësorëve elektrik, për të cilët tha se nuk kanë kërkuar leje nga komuna.
Po ashtu ka theksuar si shumë të suksesshme mbylljen e rrugëve malore që shfrytëzoheshin për kontrabandimin e drunjve. Në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm edhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu i cili fillimisht njoftoi për zhvillimet aktuale të institucioneve komunale./2L ONLINE/