DYLON

Kurti: Qeveria fajtore për gjithçka, protestat vazhdojnë

Avatar photo Redaksia

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e jashtëzakonshme që ndodhi sot gjatë protestës e cila eskaloi në dhunë.

“Po të ishte shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq dhe po të ishte kthyer ligji për Trepçën sot nuk do të kishte protesta. Pra përgjegjësi i takon krejtësisht Qeverisë e cila po punon me konceptin e Sheshelit dhe Millosheviqit”, tha Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka bërë fajtor kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thacin të cilët sipas tij ndërsyen policët ndaj protestuesve.

Kurti tha se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviqi dhe ligji për Trepçën të rikthehet në Kuvend do të ketë protesta. Sipas tij për këto protesta do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=18692

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.