Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë filloi aksionin për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve të komunës së Gjilanit.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, përkatësisht sektori i pylltarisë, falë bashkëpunimit të mirë me policinë e Kosovës dhe në përkrahje të plotë të Komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, Major Agim Lipovica dhe nënstacionit policor në Zhegër me Rreshter Berat Rrahmani, ka ndërmarrë aksione të përbashkëta për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve dhe aktiviteteve të tjera në interes të qytetarëve të Komunës se Gjilanit.
Kryetari i komunës Alban Hyseni për bashkëpunim dhe partneritet për vitin 2023 me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe komandantin Agim Lipovica.
Në emër të kryetarit Alban Hyseni mirënjohjet i ka ndarë drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ing. Bajram Isufi.
“Jemi falënderues ndaj bashkëpunimit të mirëfilltë mes komunës së Gjilanit dhe Policisë së Kosovës” thuhet në njoftimi ne kësaj drejtorie. /2LONLINE/