Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ndalon mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve Edukativo Arsimore me nxënës që mësimdhënësi i mëson (nxënësit e vet), imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.
Kështu ka thënë Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, sipas të cilit kjo urdhëresë është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit.