DYLON

Kryeparlamentari Veseli takoi familjarët e heronjve Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail I. Thaqi

Kryeparlamentari Veseli takoi familjarët e heronjve Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail I. Thaqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim familjarët e heronjve të cilët janë vendosur në pullat postare të Kosovës: Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail (Imer) Thaqi.

Në takim, kryeparlamentari Veseli tha se për Kosovën është nder që figura heronjsh e veprimtarësh si Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku, Ismail Thaqi e shumë të tjerë, të jenë imazh përfaqësues i saj.

Ai tha se u takon të gjithëve të nderojnë figurat e shquara kombëtare, të cilët me veprën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në përpjekjet e popullit tonë për liri, duke u bërë frymëzim për gjeneratat dhe brezat pasues, të cilët vazhduan dhe çuan më tej kauzën e popullit tonë.

EkoHigjiena

Familjarët e veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, nga ana e atyre, falënderuan kryetarin Veseli dhe nëpërmjet tij institucionet e Kosovës, të cilat, sipas tyre, po lartësojnë figurat e shquara kombëtare, duke i bërë kështu nder të kaluarës së lavdishme dhe të ardhmes së kombit tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.