2LONLINE) – Kërkesat e 16 punëtorëve arsimor të cilët ishin pjesë e fushatës zgjedhore lokale, në Drejtorinë për Arsim në Viti konsiderohen të drejta, ngase nuk është dashur ti ndalen pagat atyre duke I cilësuar si shërbyes civil.
Drejtori I kësaj drejtorie Qahil Sinani, është shprehur se punëtorët arsimor janë staf profesional dhe jo shërbim civil, andaj mos pagesa e kësaj kategorie është e padrejtë.
“Për vendimet e mëhershme të Drejtorisë së Arsimit ne nuk mund të marrim përgjegjësi, por konsiderojmë se është dashur që ta dinë ata për kategorizimin e stafit civil me atë profesional. Ne do të konsultohemi edhe me Sindikatën dhe mbështesim kërkesat e punëtorëve”, ka sqaruar Sinani.
Ndryshe , vendimi për ndaljen e pagës për punëtorët arsimor të cilët kanë kandiduar për këshilltar komunal në zgjedhjet komunale, ishte marrë nga ish drejtori Fehri Qerimi si vendim për pushim pa pagesë deri në certifikimin e zgjedhjeve.
Si pasojë e këtij vendimi, 16 punëtorëve arsimor u janë ndalur 2 paga, ndërkohë që vendimi ishte marrë duke u bazuar në ligjin mbi Shërbimin civil të Republikës së Kosovës./2lonline/