Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, vizitoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në tregun e gjelbër, tregun e kafshëve dhe tregun e parkun në Zhegër.
Gjilan, 27 shtator 2022 – Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani, ka vizituar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në tregun e gjelbër të qytetit, tregun e kafshëve në Velekincë dhe në tregun e parkun në Zhegër.
Shabani ka bërë të ditur se në tregun e gjelbër të qytetit shumica e punëve kanë përfunduar dhe një pjesë e tregut është në funksion të plotë, i cili po shfrytëzohet nga tregtarët.
“Tregtarët në tregun e gjelbër të qytetit janë të kënaqur me hapësirat të cilat u janë krijuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre sa më mirë dhe më të lehtë”, ka thënë ai.
“Në tregun e kafshëve në fshatin Velekincë një pjesë e madhe e punimeve kanë përfunduar si asfaltimi dhe ndriçimi ku dhe disa punë në aspektin infrastrukturor do të përfundojnë dhe të bëhet hapja e tregut për qytetarët e komunës së Gjilanit.
Ndërsa, në tregun e gjelbër dhe parkun në fshatin Zhegër punimet kanë përfunduar në përgjithësi, përveç disa punëve përcjellëse jashtë objektit, ku dhe pritet të bëhet hapja për banorët e asaj rrethine”, është shprehur drejtori për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Enver Shabani. /2LONLINE/