Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Gjilan, Enver Shabani, me ftesë të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, ishte pjesë e Panairit Tradicional të Prizrenit.
Panairi tradicional i Prizrenit kishte për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Prizrenit.
Në këtë panair ishin të pranishëm një numër i madh i vizitorëve të cilët kishin mundësi të shohin produktet që ofronin bizneset e qytetit të Prizrenit.
Panairi ka qenë i hapur për vizitorë me datën 25 Prill dhe 26 Prill , në Sheshin e Dëshmorëve në qendrën e qytetit të Prizrenit. /2LONLINE/