Drejtori i Shërbimeve Publike, Basri Aliu vizitoi njësitin e Zjarrfikësve në Viti. Ai në emër të kryetarit Haliti ua uroi ditën ndërkombëtare të zjarrfikësve.
Të nderuar Zjarrfikës
“Në ditën ndërkombëtare të juajën, dua të ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë zjarrfikësve dhe besoj se në të ardhmen partneriteti ynë do të jetë në nivel edhe më të lartë profesional.
Jemi të vetëdijshëm për kontributin tuaj, posaçërisht në kohën e e pandemisë globale në të cilën kaluam, andaj keni qenë dhe mbeteni shembull i organizimit të mire të situatës mjaftë të vështirë shëndetësore për vendin. T’i shërbesh vendit është nder dhe krenari! Urime e suksese të mëtejme.” thuhet në mes tjerash në urimin e kryetarit Haliti. /2LONLINE/