DYLON

Me aktivitete sportive, Vitia po shënon 5 Majin-Ditën e Dëshmorëve

Me aktivitete sportive, Vitia po shënon 5 Majin-Ditën e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve të DKRS-së për t’i nderuar Dëshmorët e Kombit me rastin e 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Vitisë, u zhvillua një ndeshje reviale në mes klubit të Basketbollit Vitia 06 dhe Ekipit Ndërlidhës të KFOR-it amerikan(LMT).

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti.

EkoHigjiena

“Faleminderit Klubit të Basketbollit Vitia 06 për organizimin e mrekullueshëm të kësaj ndeshje. Një falënderim i veçantë për KFOR-in amerikan i cili iu bashkua aktiviteteve të DKRS-së për ti nderuar dëshmorët e Vitisë. Respekt e mirënjohje e përjetshme SHBA-ve. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh drejtori Sahiti.

Ndryshe, nesër do të mbahet një seancë solemne prej orës 09:30, ndërsa homazhe tek varrezat e dëshmorëve do bëhen prej orës 10:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.