Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e tij priti në takim Admiralin Stuart B. Munsch me bashkëpuntorë.
Takimi u zhvillua në një frymë mikpritëse dhe u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë dhe situatën e përgjithshme në vend.
Mbështetja e partnerëve të rëndësishëm për siguri, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaft e rëndësishme për Policinë e Kosovës si organizatë kryesore për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve pa dallim në Republikën e Kosovës, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/