DYLON

Kosovarët pjesëmarrës në trajnime në sportin e badmintonit

Kosovarët pjesëmarrës në trajnime në sportin e badmintonit
Avatar photo Redaksia

Nga data 5-7 Tetor, 2023, në Glasgow të Skocisë u mbajt trajnimi Kursi për Menaxhimin e Evenimenteve-Niveli 1, organizuar nga Akademia Botërore për Sport, në bashkëpunim të Federatës Evropiane të Badmintonit.

Përveç Kosovës në këtë trajnim të njohur morën pjesë edhe përfaqësues nga: Azerbajxhani, Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Uellsi.

EkoHigjiena

Kosovën në këtë trajnim e përfaqësoi, Lulzim Haziri, Kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë u mbajt edhe Trajnimi për Administrator të Badmintonit, ku Kosovën në këtë trajnim e përfaqësuan: nënkryetarja, Nerxhivane Jusufi, Shpresa Berisha-Haxhiu dhe Agron Sheremeti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.