Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, stafi i tij, Atasheu i DOJ – ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe këshilltarja vendore e policisë, janë takuar me z. William McManus, Shefin e Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për zbatimin e ligjit, i cili u përmbyll me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MM-së) për bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet dy institucioneve.
Fokusi i Memorandumit të Mirëkuptimit përfshin luftën kundër krimit të organizuar transnacional, shkëmbimin e praktikave më të mira në trajnime, hetimet penale, media, teknologjinë e avancuar dhe sfidat globale të zbatimit të ligjit. /2LONLINE/