Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, me stafin e tij, ka pritur në takim pune, Edward Anderson, Drejtori i Departamentit për Siguri OSBE-së, Igli Totozani, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së dhe Faruk Mustafa, monitorues i lartë.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve në fusha të specializuara për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe OSBE-së.
Kolonel Rukiqi ka falënderuar, Edward Anderson për mbështetjen e dhëne në vazhdimësi për Drejtorinë Rajonale të Policisë, Gjilan nga OSBE. /2LONLINE/