Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani, priti në takim komandantin e Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk, për Rajonin e Gjilanit, major Oral Atesh me bashkëpunëtorët e tij.
“Ne si drejtori i njoftuam për shumë aktivitete dhe projekte të cilat janë realizuar dhe disa prej tyre janë në proces të realizimit”, ka thënë drejtori Shabani.
Sipas tij, po ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të KFOR-it, u njoftua për punën angazhimin dhe ndihmën për disa institucione komunale siç janë shëndetësia, arsimi dhe në shumë institucione të tjera komunale.
Të dy palët u darkorduan që në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin për shumë projekte dhe aktivitete në të mirë të komunës së Gjilanit. /2LONLINE/