DYLON

Drejtori i DKA-së i kundërpërgjigjet nënkryetarit të LDK-së

Drejtori i DKA-së i kundërpërgjigjet nënkryetarit të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Ndaj reagimit të Arbër Ismajlit, nënkryetar i LDK-së së Gjilanit, i cili, ditë më parë, tha se drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave që u larguan padrejtësisht janë viktima të një hakmarrjeje politike shumë të ulët, iu është kundërpërgjigjur sot, Shpend Nuhiu, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).

LEXO: Ismajli: Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave që u larguan padrejtësisht janë viktima të një hakmarrjeje politike

EkoHigjiena

LEXO EDHE: DKA merr vendime për transferime sa i përket drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave

Nuhiu ka thënë se manipulimi me deklarime publike po vazhdon edhe në fushën e arsimit.

‘Opinioni publik, i cili nuk mashtrohet lehtë, mund t’i gjejë lehtësisht emrat e atyre drejtorëve që u është vazhduar detyra, ndonëse janë politikisht të rreshtuar me opozitën e sotme. Ky reagim – nga një anonim i painformuar, apo më mirë të themi i vetëdijshëm por manipulues – nuk i shitet as qytetarëve, e as vetvetes tuaj”, thuhet në kundër reagimin e drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiut.

Ja kundërpërgjigja e plotë e drejtorit të DKA-së.

Manipulimi me deklarime publike po vazhdon edhe në fushën e arsimit.

Mund të përmendim me emër dhe mbiemër drejtorët e shkollave që janë emëruar në baza tërësisht politike dhe që ende vazhdojnë të ushtrojnë detyrën.

Madje, nënkryetari i partisë që dikur ishte në pushtet, sot paska dalë me një reagim si opozitar.

Për dy seanca me radhë, dhe për disa muaj, është propozuar formimi i komisionit për emërimin e drejtorëve në këtë përbërje:

 1. Arsim Bejtullahu

 2. Luan Kastrati

Megjithatë, ky komision – i cili përfaqëson një përzgjedhje krejtësisht jopolitike në raport me subjektin tonë – është kundërshtuar dhe nuk është votuar.

Por opinioni publik, i cili nuk mashtrohet lehtë, mund t’i gjejë lehtësisht emrat e atyre drejtorëve që u është vazhduar detyra, ndonëse janë politikisht të rreshtuar me opozitën e sotme.

Ky reagim – nga një anonim i painformuar, apo më mirë të themi i vetëdijshëm por manipulues – nuk i shitet as qytetarëve, e as vetvetes tuaj.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.