DYLON

Ismajli: Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave që u larguan padrejtësisht janë viktima të një hakmarrjeje politike

Ismajli: Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave që u larguan padrejtësisht janë viktima të një hakmarrjeje politike
Avatar photo Redaksia

Pas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan lidhur me vendimet që kishin të bënin me drejtorët dhe zëvendësdrejtorëve e disa shkollave ( shih: DKA merr vendime për transferime sa i përket drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave) ka reaguar, Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së së Gjilanit, i cili ka thënë se drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave që u larguan padrejtësisht janë viktima të një hakmarrjeje politike shumë të ulët.

Ismajli ka thënë se në vend të meritës dhe përvojës, u zëvendësuan për interesa të ngushta. Konkurset publike po manipulohen për militantë, ligji po shkelet, dhe arsimi po goditet rëndë.

EkoHigjiena

“Asnjëherë nuk do të pranojmë që shkollat tona të humbasin rolin e tyre edukues e menaxhues për interesa të dikujt”, ka thënë Ismajli i LDK-së.

Sipas tij, drejtësia dhe profesionalizmi do të kthehen në udhëheqje të arsimit. “Tetori po vjen bashkë me përgjigjen e merituar”, ka thënë nënkryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, që njëherësh do të jetë kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. /2LONLINE/