DYLON

DKA merr vendime për transferime sa i përket drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave

DKA merr vendime për transferime sa i përket drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të përpjekjeve tona për përzgjedhjen e stafit menaxhues të shkollave, përkatësisht të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, fillimisht përmes komisionit i cili nuk u votua dy herë radhazi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ju njoftojmë se sot kemi marrë vendime…”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) , në Gjilan.

Njoftimi plotë i DKA-së.

EkoHigjiena

Në kuadër të përpjekjeve tona për përzgjedhjen e stafit menaxhues të shkollave, përkatësisht të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, fillimisht përmes komisionit i cili nuk u votua dy herë radhazi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ju njoftojmë se sot kemi marrë vendime si në vijim:

1. Për drejtorët që kanë përfunduar dy mandate, dhe për të cilët është bërë e pamundur vazhdimi i mandatit përmes vlerësimit të performancës;

2. Për drejtorët ndaj të cilëve, për shkak të neglizhencës së zyrtarëve të lartë në drejtori, nuk është filluar me kohë vlerësimi i performancës, ose nuk janë njoftuar.

3. Të gjitha vendimet për ushtrues detyre (U.D.) janë të vlefshme për një periudhë 6-mujore, ndërsa transferimet për drejtorët që nuk kanë pasur orë të ruajtura në mësimdhënie në momentin e emërimit në pozitat drejtuese, janë të vlefshme për një periudhë 1-vjeçare.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e udhëzimeve dhe rregulloreve administrative në fuqi, duke garantuar njëkohësisht transparencë të plotë dhe llogaridhënie publike.

Vendimet u janë dorëzuar të gjithë drejtorëve nga drejtori i DKA-së Shpend Nuhiu në prezencë edhe zyrtarëve të drejtorisë.

Më poshtë mund të shihni emrat e tyre:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.