Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari dhe Shefin e Shërbimit të Sistemit Informativ Shëndetësor z. Nevzat Shemsedini, vizituan disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi.
“Procesi i digjitalizimit në zonën urbane ka filluar punën në të gjitha QMF-të, dhe është duke funksionuar në mënyrë të rregullt për të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore në këto qendra të kujdesit shëndetësor. Në vazhdimësi jemi duke i marrë masat edhe për funksionalizimin e sistemit digjital edhe në dhjetë QMF e AMF në zonat rurale të Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtoresha Osmani.
Procesi i digjitalizimit nënkupton sistem elektronik të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që ndërlidhet me shkurtimin kohor, apo pritjeje për pacientët. Gjithashtu me anë të këtij procesi përcaktohet edhe zonimi i pacientëve. /2LONLINE/