DYLON

Me mesazhe sensibilizuese u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes

Me mesazhe sensibilizuese u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes
Avatar photo Redaksia

Sot përmes një aktiviteti simbolik me mesazhe sensibilizuese u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, gra dhe pjesëmarrës të tjerë.

EkoHigjiena

Simbolikisht me pankarta në duar u theksua mesazhi kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”.

Aktiviteti u organizua nga anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjilan, ku qëllimi kryesor ishte të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

Komuna e Gjilanit zotohet që do të bëjë më të mirën për të fuqizuar mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe për të siguruar kushte për jetë normale për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.