“Rikthyem kontrollet mjekësore për pensionistët e qytetit tonë. Mosha e tretë, kërkon vëmendjen e duhur institucionale, e veçmas të institucioneve shëndetësore”, ka bërë me dije, Aurorë Osmani, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan.
“Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni nga sot e tutje, një herë në javë, në qendrën e pensionistëve, do të ofrohen kontrollet mjekësore bazike, nga punëtorët shëndetësor të QKMF-së”, ka thënë drejtoresha Osmani.
Përndryshe, ajo ka bërë me dije se do të ofrohen këto shërbime: Matja e tensionit, Matja e oksigjenit, Matja e pulsit, Metoda diagnostifikuese përmes otoskopit/kontrollimi i veshëve etj. /2LONLINE/