“Për herë të parë në Komunën tonë, në kujdesin parësor shëndetësor do të ofrohen edhe shërbimet e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare’, ka bërë me dije Aurora Osmani, drejtoreshë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) të komunës së Gjilanit.
Ajo theksoi se është çështje ditësh deri në funksionalizim të aparaturës së mamografisë!
“Dhe për këtë falënderojmë në veçanti Islamic Relief Kosova, të cilët në bashkëfinancim me Komunën tonë, synojmë të sjellim më të mirën për qytetarët! Punë të mira po bëjmë”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/