DYLON

FC Drita me fitoren e sotme bëri hapin e madh drejt titullit kampion

FC Drita me fitoren e sotme bëri hapin e madh drejt titullit kampion
Avatar photo Redaksia

Fitorja e sotme e Dritës ndaj Llapit dhe barazimi i Ballkanit me Prishtinën, bënë që të shtohet diferenca në mes të vendit të parë, ku është e pozicionuar skuadra gjilanase dhe të dytit, ku ndodhet skuadra nga Suhareka.

Me këtë fitore FC Drita i ka bërë 66 pikë, e Ballkani që barazoi, tani mbetet me 63 pikë. Rikujtojmë se në fundjavë do të ballafaqohen pikërisht këto dy skuadrat, pra Drita-Ballkani, në një ndeshje që mund të vendosë gjithçka sa i përket titullit të kampionit në këtë edicion.

EkoHigjiena

Përndryshe, kur jemi te takimet e sotme të javës së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll u zhvilluan këto takime dhe u arritën këto rezultate.

Llapi –  Drita  0:2

Ballkani – Prishtina 1:1

Te ballafaqimi i parë, gjilanasit shënuan fitore me golat e Blend Baftiut dhe Raddy Ovouka. Përndryshe, llapjanët e huqen një penallti.

Ndërsa, Ballkani që po e ndjek Dritën pas, ka mundur ta humb krejt lojën pasi barazimin e ka arritur në minutat shtesë. Leotrim Kryeziu shënoi për Prishtinën e barazoi, Albion Rrahmani.

Përndryshe, edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani është e pozicionuar mirë,  ndodhet në pozitën e tretë, që e dërgon në Evropë, por poashtu është edhe finaliste e kupës së Kosovës.

Mund të ndodh që në këtë vit, Qyteti i Gjilanit, që është pa stadium (e përdor atë ndihmës me bari sintetikë), ta ketë edhe kampionin e edicionit edhe fituesin e kupës. Mbetet të shihet saktësisht pas edhe këtyre katër xhirove sa kanë mbetur deri në fund të kampionatit.  /2LONLINE/

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.