Sot pranuam donacion pako ushqimore, nga organizata Qatar Charity!
Nga 400 pako sa u dhuruan, të gjithë përfituesit janë pjesë e asistencës sociale, brenda komunës sonë.
Falë këtij donacioni, kemi mbuluar një pjesë të madhe të numrit të familjeve në nevojë, e në vazhdimësi synojmë që e gjithë lista e përfituesve të asistencës sociale të ndihmohet, e pas kësaj të vazhdojmë edhe me kategoritë e tjera në nevojë.
Falenderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për organizatën Qatar Charity – Kosova, që lehtësuan gjendjen aktuale të këtyre rasteve.
Të tjera pako ushqimore, priten të shpërndahen në ditët në vijim.
Punë të mira po bëjmë!
/Aurora Osmani, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (FSHMS), Gjilan./