Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan, Aurorë Osmani ka filluar me praktikat e “kafeve të falënderimit”, për mjekët, puna e të cilëve vlerësohet pozitivisht.
Me këtë rast, Drejtoresha Osmani, mirëpriti në takim Dr. Ramadan Shaqiri, për ta falënderuar në veçanti për përkushtimin dhe seriozitetin në punën profesionale të tij, në shërbim të pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton 2LONLINE.com.
“Doktori kampion, tash e disa muaj, është ai i cili për nga numri i kontrollave të pacientëve është i pari përherë. Human, serioz, punëtor e profesionist i lëmisë njihet Dr. Shaqiri”, ka thënë drejtoresha Osmani.
Sipas saj, në ciklin e ‘kafeve falënderuese’, do të prezantohen edhe doktorë të tjerë në vazhdimësi. /2LONLINE/