Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka takuar gjatë ditës përfaqësuesit të shoqërisë civile në këtë komunë, me qëllim të diskutimit të temave që lidhen me sistemin arsimor në Viti si dhe për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.
Emini tha se bashkërisht kanë biseduar për mundësitë e përfshirjes së shoqërisë civile të organizimit dhe funksionimit të Këshillave drejtuese dhe ato të Prindërve në arsimin lokal.
Po ashtu është diskutuar edhe për sfidat dhe problematikat, duke u ndaluar edhe tek rritja e monitorimit të punës të menaxhmentët e shkollave fillore dhe të mesme në Viti.
Ajo tha se roli i shoqërisë civile, është tejet i rëndësishëm për shkolla të hapura dhe transparente si dhe për angazhimin që mund të kenë në ngritje të cilësisë në arsim.
E para e Arsimit, tha se transparenca në këtë sektor do të jetë fokus i përbashkët i punës i qeverisjes komunale dhe akterëve tjerë relevantë për zhvillimin e arsimit përmes praktikave më të mira institucionale. /2LONLINE/