DYLON

Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë

Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Bujar Fejzullahu dhe përfaqësues tjerë të projektit “EndlessPawsabilities”.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi rreth problemit të qenve endacakë në Gjilan, përkatësisht ndërtimin e një strehimore të vogël për trajtimin e qenve më të rrezikshëm.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Morina- Bunjaku, pasi i falënderoi për vizitën, ka shfaqur zotimin e kryetarit Alban Hyseni, për përkrahjen e projekteve të tilla për sigurinë e qytetarëve, gjithmonë duke mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Ndryshe, organizata joqeveritare Vullnetarët e Qytetit ka fituar një projekt nga Ambasada Britanike për trajtimin e qenve endacakë, e cila do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.