Fatbardha Emini, Drejtoreshë Komunale e Arsimit në Viti, ka pritur në takim Sabrina Archer, vullnetaren e re e Korpusit të Paqes e cila për dy vitet e ardhshme do të shërbejë në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë.
Mësimdhënësja Amerikane Sabrina Archer pritet të bashkëpunoj me mësimdhënësit e gjuhës angleze në këtë shkollë ku bashkërisht do t’ju mësojnë nxënëseve gjuhen angleze.
Përndryshe në komunën e Vitisë, aktualisht janë katër vullnetare Amerikane qe janë duke punuar me shkollat dhe komunitetin .
Drejtoresha Emini me këtë rast i falënderojë edhe familjen dhe mësimdhënësit për bashkëpunim në këtë projekt.