DYLON

Zëvendëskryetari i Vitisë vlerëson lartë punën e vullnetarëve të Korpusit të Paqes

Zëvendëskryetari i Vitisë vlerëson lartë punën e vullnetarëve të Korpusit të Paqes
Avatar photo Redaksia

Hasan Aliu, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur sot në takim znj. Alaina Broderson, vullnetare e Korpusit të Paqes në Viti e cila është duke punuar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti.

Me këtë rast Aliu falënderoi vullnetarën Broderson për angazhimin e saj në Viti duke potencuar se kjo komunë është e nderuar që vullnetarë të tillë po angazhohen në këtë komunë.

Përndryshe në Komunën e Vitisë janë të angazhuar disa vullnetarë

EkoHigjiena

Korpusi i Paqes është themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy.

Korpusi i Paqes ka ardhur në Kosovë me ftesën e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në shtator të vitit 2013. Sot janë 66 Vullnetare të Korpusit të Paqes të cilët jetojnë ne familjet nikoqire në pjesët rurale të Kosovës dhe punojnë në projektet e fushës së arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.