DYLON

Shkollat e Komunës së Vitisë pjesë e programit“ Shkollat e shekullit 21”

Shkollat e Komunës së Vitisë pjesë e programit“ Shkollat e shekullit 21”
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Vitisë është mbajtur takim i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësueseve të “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit “Shkollat e shekullit 21”.

Ky program edukativ është dizajnuar nga British Council dhe financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila pritet të finalizohet brenda 3 viteve. Bëhet me dije se programi “ Shkollat e shekullit 21” do t’ju ofrojë nxënësve të Komunës së Vitisë, shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik.

Gjithashtu në kuadër të këtij programi shkollat e komunës së Vitisë do të pajisen me micro:bit- kompjuter të xhepit me ane të cilave nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.

EkoHigjiena

Pjesë të programit gjithashtu do të jenë edhe mësimdhënësit të cilët do të ndjekin trajnime dhe të gjithë drejtorët e shkollave te mesme te ulëta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.