Më 12 maj të çdo viti, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve në shenjë mirënjohjeje për kontributit e palodhshëm të infermierëve për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar kujdes cilësor për pacientët.
Aurora Osmani Buca, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, thotë se rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme.
“Rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme Këtë e shohim çdo ditë. E pamë veçmas gjatë pandemisë se COVID-19, kur infermierët e të gjitha fushave e nxorën ne pah rolin jetik të tyre, përkundër sfidave te mëdha me atë përballje”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së.
Sipas saj, sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, të gjithë infermierëve ua ofrojnë mbështetje të plotë, duke theksuar se puna dhe kujdesi i tyre janë bazament për avancimin e kujdesit shëndetësor në secilin nivel.
“DSHMS, ju falënderon për mbështetjen që ua ofroni pacientëve dhe familjeve të tyre për të bërë jetë më të shëndetshme”, thotë drejtoresha, Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/