DYLON

Komuna e Vitisë bëhet pjesë e projektit “ Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Komuna e Vitisë bëhet pjesë e projektit “ Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI” i cili do të implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) të Republikës së Kosovës.

Sipas dokumentit të nënshkruar ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme.

EkoHigjiena

 Këtë marrëveshje e ka nënshkruar Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kreshnik Basha, Menaxher i Programit të Cartasit Zviceran si dhe Drejtoresha për Arsim në Viti, Fatbardha Emini.

Ndërkaq në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka marrë pjesë edhe zv. ministri i MZHR-së, Agon Dobruna.

U bë me dije se në kuadër të kësaj marrëveshje do të realizohen disa aktivitete që pritet të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kryesisht në shkollat e mesme të Vitisë.

Përndryshe të pranishmit në këtë takim e kanë vlerësuar lartë këtë marrëveshje dhe implementimin e tij në komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.