Sot, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Albana Demiri u takua me aktivet e shkollave profesionale, IAAP”Mehmet Isai” dhe IAAP “Sahit Baftiu”.
Në takim u diskutua për mënyrën e promovimit të profileve profesionale, ku më pas u vendos që nga muaji prill të organizohen ligjërata duke prezantuar secilin profil profesional para prindërve dhe komunitetit.
Këtij procesi do t’i bashkëngjitet vizita e të gjithë nxënësve të klasave të IX-ta, në këto dy shkolla e me mundësi edhe mbajtja e praktikës nga lëndët të cilat kanë përputhshmëri me mësimin praktik si dhe ligjëratat e vazhdueshme për orientim në karrierë nga psikologët e shkollave dhe mësuesit e karrierës. /2LONLINE/