DYLON

Superndeshjet përfundojnë pa fitues

Superndeshjet përfundojnë pa fitues
Avatar photo Redaksia

Dy ndeshjet e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluara sot në mes të Ballkanit e Dritës si dhe Gjilanit dhe Prishtinës, përfunduan pa fitues.

Ishin këto superndeshje për faktin se luante i pari me të dytin në tabelë, përkatësisht, i treti me të katërtin por se epilogu i  këtyre takimeve ishte ndarja e pikëve.

EkoHigjiena

Në ndeshjen Ballkani  – Drita, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1. Golat i shënuan Kuc (17’), për vendësit dhe Vitija (36’) për skuadrën udhëtuese.

Ballkani vazhdon t’i prijë tabelës me 50 pikë, dy më shumë së Drita e cila renditet në vendin e dytë.

Ndërsa edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, nuk pati fitues, bile as gola.

Ndeshje përfundoi me rezultati ne fillimit (0:0), dhe të dyja ekipet morën nga një pikë për t’u përforcuar në vendin e tretë (Gjilani me 39 pikë), përkatësisht të katërtin (Prishtina me 32 pikë).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.