Në Qytetin e Vitisë, janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit.
Me këtë rast banorët e qytetit të Vitisë me shumicë votash kanë zgjedhur Dr. Xhilsime Qamili, kryetare të Këshillit të Qytetit. Gjithashtu qytetarët vitias kanë zgjedhur edhe anëtarët e ri të Këshillit të Qytetit i cili do të ketë gjithsej 11 anëtarë ku 5 prej tyre janë femra.
Fatlum Demiri, kryetar i Komisionit për Zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Fshatrave bëri me dije se zgjedhja e kryetarit dhe të anëtarit të këshillit të qytetit të Vitisë, janë mbajtur me vota të hapura dhe në procesin e votimit kanë marrë pjesë gjithsej 73 pjesëmarrës.
Ndërkaq bëhet me dije se do të do të mbahen zgjedhjet për Kryetar dhe Anëtarë të Këshillit edhe në fshatin Drobesh dhe Gërmovë.