Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale, në vazhdën e hetimit të rastit të ndodhur ditë më parë në fshatin Lubishtë, Komuna Viti, ku pas një mosmarrëveshje dyshohet se nga ana e të dyshuarit është përdor arma, por fatmirësisht nuk ka pas të lënduar, kanë vazhduar me intervistime të dëshmitarëve potencial.
Hashani tha se në ndërkohë është arritur që të lokalizohet edhe të dorëzohet i dyshuari i ngjarjes shqiptar shtetas i Kosovës dhe i njëjti ka dorëzuar revolen me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.
“Arma është e modelit pistoletë Ecol JACKAL DUAL cal. 9 mm, një (1) karikator, një (1) fishek i kalibrit të njëjtë i pa shkrepur dhe një (1) gëzhojë e kalibrit të njëjtë e shkrepur. I dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit të tijë dhe me vendim të prokurorit të çështjes i njëjti është ndaluar në qendrën e ndalimit policor për 48 orë. Lënda është dorëzuar në prokurori për procedim të mëtejmë”, ka thënë Hashani.
Po me urdhër të prokurorit bëhet riklasifikimi i veprës nga ,,Vrasje në tentativë” në “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm” .