DYLON

Në qendër të Gjilanit zbulohet busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Në qendër të Gjilanit zbulohet busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, i cili u vendos para Kuvendit Komunal të të Gjilanit.

“Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, pas zbulimit të bustit.

Po ashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët tha se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.

EkoHigjiena

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të Flakës së Janarit, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre!”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, busti i Skënderbeut është vendosur me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, ndërkaq e ka punuar skuptori, Jetullah Haliti – Eti. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.